Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Çfarë po ndodh në Pukë? RENEA niset me urgjencë, rrethohet banesa ku fshihet një i kërkuar
Foto ilustruese PUKË- Një aksion i befasishëm është ndërmarrë këtë të hënë në Pukë, ku forca të shumta policia kanë rrethuar një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz, që prej orëve të para të mëngjesit. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një banesë brenda së cilës është strehuar një person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim. Forca të shumta të RENEA-s janë nisur në ndihmë të polcisë së Pukës për shkakt të rrezikshmërisë së lartë, ndërsa mësohet se personi i shumëkërkuar është subjekt i antiterrorit, megjithëse ende nuk dihet identiteti i tij. Në vendngjarje janë nisur edhe forcat nga anti terrori nga Shkodra, ndërsa pritet që Policia të dalë më një njoftim zyrtar për ngjarjen./ZËRI