Dy vite nga vdekja e Zef Dedës, Juli i kushton fjalët e ndjera të atit

Dy vite nga vdekja e Zef Dedës, Juli i kushton fjalët e ndjera të atit

Aktori Julian Deda ka përkujtuar sot dyvjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, aktorit të mirënjohur, Zef Deda, përmes një mesazhi të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë një foto me Zefin, Juli e ka cilësuar të atin si figurë të jashtëzakonshme në jetën e tij dhe një njeri me vlera të rralla. “Dy vjet pa ty zemra ime, heroi im. Gjithmonë do jesh më i miri dhe njerëz si ti janë gjithmonë në paqe me Zotin. Të dua shumë, Babo…! shprehet aktori. Kujtojmë se aktori Zef Deda ndërroi jetë dy vite më parë në moshën 73-vjeçare, dhe prej atëherë Juli e kujton shpesh në rrjete sociale, teksa i kushton fjalë të ndjera dhe mirënjohje.