Videolajm/ Momenti kur Artan Hoxhës i komunikohet “non grata” në Kakavijë

Videolajm/ Momenti kur Artan Hoxhës i komunikohet “non grata” në Kakavijë

Gazetari Artan Hoxha është ndaluar orët e para të mëngjesit të sotëm të kaloj në tokën greke sipas informacioneve ai është shpallur person non grata dhe i është dashur të kthehet pas.  Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti. Ky nuk është rasti i parë që Greqia merr një masë të tillë për gazetarët, pasi shumë vite më parë shteti grek ka shpallur si person të padëshirueshëm gazetarin e Top Channel, Marin Mema. Top Channel