“Mua më ke gati, të pres me vëllezërit”, mesazhi i fundit që biznesmenit Reçi iu çoi Dukajve, ata i thurën pritën

vellezerit dukaj

TIRANË- “Mirëdita! Si jeni miku im? Sipas dakordësisë të lënë me propozimin tuaj për t’u takuar në datën 3 nëntor, po ju pres për t’ju takuar. Mua më ke gati. E mira është që në takimin e radhës të jeni të dy vëllezërit”, ky është mesazhi i fundit që biznesmeni Eduart Reçi ju nisi në datën katër nëntor 2024 dy vëllezërve Shkëlqim dhe Florian Dukaj, të cilët 9 ditë më pas do të kryenin vrasjen e tij. Konflikti mes tyre kishte nisur për çështje pronësie, pasi dy vëllezerit Dukaj kishin ndërtuar lokalin e tyre pa leje, në një pjesë trualli që pretendohej nga ana e viktimës, i cili kishte kryer disa ndërtime pallatresh dhe ilash.
Në dosjen e prokurorisë së Tiranës, e cila njoftoi sot mbylljen e hetimeve, thuhej se biznesmeni Eduart Reçi u vra për interes pasuror pas mosëmarrëveshjeve me kufitarët që janë vëllezërit Dukaj. Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, do të përballen me gjykatën për akuzat e vrasjes me paramendim  dhe armëmbajtje pa leje.
Prokuroria thotë se biznesmeni ndër vite kishte ndërtuar në Tiranë dy pallate dhe se disa njësi i kishte dhënë me qira. Por nga hetimet rezulton se mes personave që viktima kishte patur konflikte për pronësinë ishin edhe dy vëllezërit, njëri prej tyre oficer policie.
Përplasjet kishin nisur mbasi vëllezërit ishin pronarë të një lokali që ishte në kufi me pronën po lokal të viktimës dhe që sipas kqyrjeve kishin pushtuar edhe një pjesë nga toka e biznesmenit. Prokuroria thotë se Reçi kishte kërkuar që ata ta lironin pronën në mënyrë vullnetare. Në këtë klimë krijohet bindja deklaron grupi i hetimit se Shkëlqim Dukaj në bashkëpunim me të vëllanë është në rolin e ekzekutorit.
Për ta kryer vrasjen Dukaj e mori vendimin me qetësi dhe duke përfshirë dhe të vëllain përgatitën planin.

Me saktësi ekzekutori dyshohet se kreu qitje të vazhdueshme në poligon dhe si provë prokuroria përmend jo vetëm disa video duke praktikuar, por edhe biseda në Facebook për dylbi duke u shprehur ‘jam i interesuar për produkt me gamë zmadhimi 39 herë 40’. Prokuroria thotë se vëllezërit e zgjodhën vendin prej nga ku qëlluan, përdorën si karremë fishekzjarrë që njëri prej tyre i hodhi në oborrin e lokalit në mënyrë që shënjestra të dilte jashtë dhe tjetri ta qëllonte.