Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
U arrestua si pjesë e grupit të Elvis Lamit, Florin Domi shfaqej përkrah Rakip Sulit duke mbjelle pemë
Florin Domi, njëri nga personat e arrestuar me shumë bujë nga policia e Tiranës, si pjesë e grupit të Elvis Lamit, prej disa ditësh është liruar nga gjykata e Tiranës, duke u vendosur në masën e detyrimit për paraqitje dhe garancisë pasurore prej 6 milion lekë të vjetra. Domi, administron një biznes Bar-Kafe-Piceri në zonën e “Bulevardit Blu”. Ndërkohë në vitin 2024, Florin Domi, siç duket edhe në këto foto ka mbjellë 50 pemë së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kamës, Rakip Suli. Fotot janë publikuar vetë në profilin e kryebashkiakut i cili në vijushmëri të propagandës së tij për Gjelbërimin e përiferisë së Kamzës dhe Paskuqanit, shkruan në muajin shkurt 2024 si më poshtë vijon: “…Mirëmëngjesi. Nga Parku i Liqenit të Paskuqanit, ku bashkë...