PS nuk e kandidoi në zgjedhjet e Majit, mjeku shqiptar i bashkohet partisë kundër emigrantëve në Britani

kristo papa dhe rama

TIRANË- Mjeku Kristo Papa i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Londër, u bë pjesë e “Akademisë Politike të PS”, për të qenë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 Maji. Por ai nuk mund të përfshihej në listën finale të kandidatëve të PS, gjë e cila nuk e dekurajoi kardiologun Papa të hiqte dorë nga politika.
Tashmë Dr. Papa ka bërë një zgjedhje të re e të guximshme, duke i bashkuar partisë të ekstremit të djathtë në Britaninë e Madhe, siç është Reform UK e Nigel Farage, i cili shquhet për retorikën e ashpër anti emigrantëve me theks shqiptarët.
Ky është posteri i partisë Reform UK siguruar nga gazetari Muhamed Veliu, ku tregohet kandidimi i Kristo Papës për t’u bërë këshilltar bashkiak i kësaj partive për zonën High Barnet në veri të Londrës.

posteri

Posteri shoqërohet me foton e Dr. Kristo Papës me nënshkrimin “Votoni Reform UK, ne mund ta ndryshojmë Barnet”. Dega e Reform UK për Barnet thotë se:
“Reform UK është krenare të prezantojë Dr. Kristo Papa, kandidatin tonë të ri për High Barnet, dhe nëse Reform UK merr besimin për të drejtuar Barnet në majin e ardhshëm, Dr. Papa do të shërbejë si Anëtar i Kabinetit për Shëndetësi & Shërbime Sociale për të Rritur — duke sjellë përvojë të pakrahasueshme, lidership të lartë dhe një kuptim të thellë të kujdesit ndaj pacientit në një shërbim që ka nevojë urgjente për reformë, integritet dhe llogaridhënie”. 
“Me udhëheqjen e tij, mund të kthejmë më në fund shërbimin e dëmtuar të kujdesit social për të rritur në Barnet, të rivendosim mbështetjen e duhur për banorët vulnerabël dhe të rindërtojmë një shërbim që është i sigurt, efikas dhe i dhembshur”.
“Një votë për Reform UK në Barnet është një votë për ekspertizë të vërtetë, ndryshim të vërtetë dhe lidership të vërtetë. Së bashku, mund ta kthejmë Barnet për më mirë”.
Deri këto momente të publikimit këtij lajmi Kristo Papa nuk i është përgjigjur pyetjes të Top Channel se përse zgjodhi të kandidojë për një parti politike si Reform UK e cila është shprehur qartësisht kundra emigratëve.
Disa ditë më parë kryeministri Keri Starmer deklaroi se “Udhëheqësi Reform UK Nigel Farage duhet t’i japë përgjigje shumë pyetjeve për lidhjet e partisë së tij më Rusinë”.
Nathan Gill ish-udhëheqës i Reform UK për Uellsin pranoi se kishte marrë para për të bërë deklarata në favor të Rusisë. Gill u dënua me 10 vite burg pasi kishte marrë para nga një agjent për të bërë propagandë pro ruse.