Trump shkrin DOGE, Departamenti i Efikasitetit që drejtohej nga Elon Musk nuk ekziston më

Trump shkrin DOGE, Departamenti i Efikasitetit që drejtohej nga Elon Musk nuk ekziston më

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i Shteteve të Bashkuara që udhëhiqej nga sipërmarrësi Elon Musk, ka reshtur së ekzistuari tetë muaj pas përfundimit të mandatit të tij. Scott Kupor, Drejtor i Zyrës së Menaxhimit të Personelit pohoi se DOGE: “Nuk ekziston më“. Kjo u raportua nga disa media ndërkombëtare duke cituar Reuters. Kupor shtoi se DOGE nuk është më një “entitet i centralizuar”. Shumë nga funksionet e ish-agjencisë, tani janë marrë përsipër nga zyra e Menaxhimit të Personelit. Menjëherë pas marrjes së detyrës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump pati njoftuar një sërë masash për të reduktuarmadhësinë e qeverisë dhe për të luftuar burokracinë. Ndër të tjera, ai krijoi DOGE me një urdhër ekzekutiv të nënshkruar që në ditën e tij të parë në detyrë pas...