Moska: Ende nuk e kemi draftin e planit të paqes

Moska: Ende nuk e kemi draftin e planit të paqes

Rusia nuk ka marrë ende tekstin zyrtar të draft-marrëveshjes së përditësuar për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, e cila u ndryshua pas konsultimeve të mbajtura në Gjenevë mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës të dielën. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Gjatë një konference për shtyp, Peskov deklaroi se Moska nuk ka marrë dokumentin e ri, ndonëse ka dëgjuar deklaratat publike mbi rezultatet e takimeve. “Nuk kemi parë ende asnjë draft, kemi lexuar vetëm deklarata nga diskutimet e mbajtura në Gjenevë. Nuk kemi marrë ende asgjë zyrtare,” tha ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje të agjencisë TASS. Sipas tij, Kremlini është në dijeni se disa rregullime janë bërë në versionin që më parë u ishte dërguar rusëve, por theksoi se Moska nuk...