Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Lezhë/ Banesa dhe toka ende nën ujë, banorët përballen me vështirësi pas përmbytjeve
Edhe pas dy ditësh nga mbyllja e argjinaturës në qarkun e Lezhës, situata në zonat e përmbytura mbetet shqetësuese. Uji në zonat e banuara po tërhiqet me shumë vështirësi, duke krijuar probleme serioze për banorët. Dhjetëra banesa ende qëndrojnë të rrethuara nga uji, ndërsa mbi 100 hektarë tokë mbeten plotësisht nën ujë, duke penguar aktivitetet normale dhe përditshmërinë e banorëve. Sipas raportimev nag terreni, banorët përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha në lëvizje, pasi prezenca e ujit në terren mbetet e madhe dhe e shqetësueshme. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet për përmirësimin e gjendjes, por rikuperimi i plotë i zonave të prekura kërkon kohë.