SPAK regjistron procedim penal të ri ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

SPAK regjistron procedim penal të ri ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal ndaj Belinda Ballukut, tashmë të pezulluar nga detyra dhe ish-kreut të Tatimeve, aktualisht deputet i PS, Ceno Klosi. Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga Adriana Kalaja e cila kërkoi fillimin e hetimit pasuror për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Kalaja i akuzon Klosin dhe Ballukun për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”, ndërkohë që zv.kryeministren e akuzon edhe për “shkelje të barazisë në tendera”. SPAK sqaron se materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95, viti 2025. “Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal me Nr.95, viti 2025, mbi bazën e kallëzimit penal...