Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Plani i Trump, SHBA: Propozimi për paqe është “përditësuar” për ta mbrojtur plotësisht Ukrainën
Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet në Gjenevë me Kievin shënuan “përparim domethënës” drejt përfundimit të luftës në Ukrainë dhe kanë rezultuar me një kornizë “të përditësuar dhe ridefinuar” që parasheh sovranitetin e plotë të Ukrainës dhe arritjen e paqes. Në deklaratën e 23 nëntorit të lëshuar nga Uashingtoni nuk janë përmendur specifika të ndryshimeve që janë bërë në planin e paqes prej 28 pikash që është çuar përpara nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe i cili është kritikuar nga mbështetësit e Kievit, të cilët e kanë konsideruar dokumentin shumë miqësor për Rusinë. Propozimi amerikan raportohej se përfshinte edhe zvogëlimin e numrit të forcave të armatosura ukrainase dhe njëkohësisht zvogëlim të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka qenë thelbësore në luftën...