“Kërcënim për rendin publik”/ Greqia shpall non grata gazetarin Artan Hoxha

“Kërcënim për rendin publik”/ Greqia shpall non grata gazetarin Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha është shpallur në non grata nga autoritetet greke. Gazetari investigativ  është cilësuar si i “padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, dhe ndalohet të hyjë në territorin grek. Ditën e djeshme, gazetari Hoxha është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti. Ky nuk është rasti i parë që Greqia merr një masë të tillë për gazetarët, pasi shumë vite më parë shteti grek ka shpallur si person të padëshirueshëm gazetarin e Top Channel,...