Tritoli në shtëpinë e Xhelal Mziut/ Dalin pamjet, autori u largua me biçikletë, dyshohet se…

Janë publikuar pamjet e tritolit të vendosur dy muaj më parë në banesën e ish-kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu.

Nga pamjet duket autori, i cili largohet me biçikletë pasi hedh lëndën plasëse.
Gazetarja Dorjana Bezat, raporton se ngjarja dyshohet me pagesë, ndërsa i njëjti person dyshohet i përfshirë në vendosje të tjera eksplozivi.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa Mziu, deklaroi se ngjarja është hakmarrje politike.

Top Channel