Tritoli në shtëpinë e Xhelal Mziut/ Dalin pamjet: Autori u largua me biçikletë, dyshohet se…

Në videon e mësipërme, është momenti pak pas tritolit të vendosur dy muaj më parë në banesën e ish-kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu.

Nga pamjet duket autori, i cili largohet me biçikletë pasi hedh lëndën plasëse.

Ngjarja dyshohet se është kryer me pagesë, ndërsa i njëjti person dyshohet i përfshirë në vendosje të tjera eksplozivi.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa Mziu, deklaroi se ngjarja është hakmarrje politike.