Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Lejet e qëndrimit për të mitur në BE/ Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18,697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18 vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për këtë kategori pas Ukrainës dhe Bjellorusisë. Migracioni i të miturve shqiptarë drejt BE-së është i përqendruar pothuajse tërësisht në tre shtete: Itali – 8,254 leje (44.1%) Greqi – 4,877 leje (26.1%) Gjermani – 4,165 leje (22.3%) Vendet e tjera të BE-së – vetëm 1,401 leje (7.5%) Të dhënat e Eurostat tregojnë se arsyeja dominuese për lëshimin e lejeve të para qëndrimi...