Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Bora e parë në majën e Bukanikut, në Gjinar
Kronikë E Hënë, 24 Nëntor 2025 10:43 Bora e parë ka zbardhur majën e Bukanikut në Gjinar, duke sjellë një pamje magjike dimri mbi kurorat e pishave dhe peizazhin malor që rrethon këtë zonë të dashur turistike të Bashkisë Elbasan.Pas ditëve me ulje temperaturash, reshjet e para të dëborës kanë mbuluar Bukanikun me një shtresë të bardhë, duke e kthyer Ginarin në një destinacion edhe më tërheqës për vizitorët që duan natyrë, ajër të pastër dhe qetësi larg zhurmës urbane.Kontrasti mes gjelbërimit të pyjeve dhe të bardhës së borës ka krijuar pamje piktoreske, që tashmë po ndahen edhe në rrjetet sociale nga banorët e zonës dhe vizitorët e apasionuar pas ecjeve në mal dhe fotografisë.Për të garantuar lëvizshmërinë dhe sigurinë e qytetarëve, Bashkia Elbasan ka...