Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sulm kamikaz në selinë e Forcave të Sigurisë Kufitare në Pakistan, të paktën 3 të vdekur
Persona të armatosur sulmuan një seli të Forcës së Sigurisë Kufitare në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshawarit, tha policia të dielën. Sipas burimeve në agjencinë e lajmeve Reuters, selia u sulmua gjithashtu nga dy kamikazë dhe raportet fillestare thanë se të paktën tre persona u vranë. Forcat e sigurisë, përfshirë ushtrinë, kanë rrethuar zonën dhe po e trajtojnë situatën me shumë kujdes pasi “dyshojmë se ka ende terroristë brenda selisë” të rojes kufitare, tha një zyrtar. Banori Safdar Khan konfirmoi se zona është rrethuar nga ushtria, policia dhe forca të tjera të sigurisë dhe trafiku i automjeteve është bllokuar në zonë. Top Channel