Autokritika dhe akuza, ish-kryeministri grek publikon librin ‘Itaka’, ndizen debatet në Greqi

Autokritika dhe akuza, ish-kryeministri grek publikon librin ‘Itaka’, ndizen debatet në Greqi

Ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras ka botuar librin e tij ‘Itaka’, i cili ka shkaktuar reagime të shuma. Botimi voluminoz prej 762 faqesh synon të rikthejë debatin mbi periudhën më të nxehtë të politikës greke, vitet 2015–2019. Tsipras rrëfen negociatat dramatike me kreditorët, dilemat mbi euron, tensionet brenda SYRIZA-s, tragjedinë e Matit dhe momentet që, sipas tij, përcaktuan fatin e vendit. Në këtë libër, ai shfaqet njëkohësisht autokritik dhe vetëpërshkrues si lider që mori vendime të dhimbshme për të shmangur një katastrofë më të madhe ekonomike, si një udhëheqës që bëri gabime, nënvlerësoi rreziqet, ndihet fajtor, por që, në fund, “e hoqi barrën” dhe nënshkroi memorandumin e tretë si një të keqe të domosdoshme për të shpëtuar vendin. Ai e largon veten nga roli i “aventurierit...