Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vranë biznesmenin Eduart Reçi/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Duka, ja si u planifikua ekzekutimi për çështje pronash
Vranë shtetasin E.R. për interes pasuror, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dy vëllezërit që planifikuan e kryen vrasjen për 3 vepra penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit F.D. dhe Sh.D. për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 78, pg.2 e 25, 278 dhe 279, pg.1 e 25 i Kodit Panal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.7559 të vitit 2024, rezultoi përtej çdo dyshimi të arësyeshëm, se personi nën hetim Sh.D., në bashkëpunim me vëllanë e tij F.D., kanë kryer vrasjen me paramendim ndaj viktimës E....