“Na tha pijeni këtë limonatën”, flet e moshuara që u helmua nga dhëndri: I thashë gëzuar… kërkova lekët, lekë hiç!

merushe bitroshi

LIBRAZHD- Muharrem dhe Merushe Bitroshi përfunduan në gjendje të rëndë në spital, për shkak se dhëndri i tyre i helmoi me valium, në mënyrë që më pas t’iu merrte paratë.
Teksa Muharrem Bitroshi ende nuk është në gjendje të ngrihet nga shtrati, bashkëshortja e tij Merushe Bitroshi në gjendje më të qëndrueshme, ka treguar për TCH, se si dhëndri hodhi valiumin në limonatë, pasi ishte në dijeni që kishim marrë pensionin.
“Unë vajta mora pensionin, kisha 3 muaj që se kisha marrë, dhe i mora të gjitha njëherësh. Dhëndri na tha pijeni këtë pijen, dhe i thashë unë gëzuar, qëlloi që erdhi çuni dhe na gjeti. Kur vajta në spital unë, lekë hiç…”, tregon Merushe Bitroshi.

Ishte pikërisht djali i shtëpisë Jetmir Bitroshi së bashku me bashkëshorten të cilët fatmirësisht u kthyen nga Greqia atë ditë dhe gjetën prindërit në gjendje të rëndë.
Të moshuarit u dërguan fillimisht në spitalin e Elbasanit, dhe më pas në Tiranë, në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa dhëndri i tyre u vu më pas në pranga nga policia.
“I gjetëm prindërit në tokë, dhe nuk reagonin, i çuam në Librazhd dhe në Elbasan nuk i mbajtën, po të mos kishim ardhur, ndoshta do kishin ikur fare…”, tregon djali i çiftit Bitroshi.

36-vjeçari Ismail Kllogjri u arrestua nga policia, ndërsa dhe më herët kishte kryer veprime të dhunshme në familje. /ZËRI