Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Plagosja me armë zjarri mbrëmë në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori
Një 40-vjeçar, i identifikuar si Mariglen Jata, është paraqitur mbrëmjen e djeshme në spital pasi ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institut-it në Tiranë, ku dyshohet se është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar. Sipas informacioneve paraprake nga Policia, Jata ka marrë ndihmën e parë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij është raportuar si e stabilizuar. Ende nuk dihen motivet apo rrethanat e plota që çuan në ngjarjen e mbrëmjes. Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin që mbrëmjen e djeshme plagosi me armë zjarri një shtetas. Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikua autori i dyshuar, shtetasi Fatmir Frroku,...