Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Reformat fiskale të qeverisë/ Greva tre-ditore paralizon Belgjikën, pezullohet transporti publik dhe ajror
Belgjika po përgatitet për tre ditë grevë kombëtare, që nis sot, në shenjë proteste ndaj reformave fiskale të qeverisë së Bart De Wever, të cilat sindikatat i cilësojnë si “shkatërrim të shtetit të mirëqenies”. Kompania publike hekurudhore (SNCB) kishte reduktuar linjat e transportit hekurudhor dhe fluturimet që prej ditës së diel, ndërsa sot pritet të funksionojë vetëm një linjë në dy ose tre, në varësi të destinacioneve. Paralizë pritet edhe në pjesën tjetër të transportit publik, ndërsa linjat Eurostar që lidhin Brukselin me Parisin mund të preken gjithashtu. Të martën, greva do të përfshijë shkollat, çerdhet, zyrat postare, shërbimet e pastrimit dhe një pjesë të madhe të shërbimeve shëndetësore. Edhe transporti publik do të vazhdojë me ndërprerje. Kulmi i mobilizimit pritet të mërkurën, kur do...