Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
3-vjeçari mahnit mjekët pas terapisë së parë gjenetike në botë për sindromën vdekjeprurëse
Një djalë trevjeçar nga SHBA ka habitur mjekët në Britaninë e Madhe me përmirësimin e jashtëzakonshëm që ka treguar pas marrjes së terapisë së parë gjenetike të këtij lloji në botë për sindromën e rrallë ‘Hunter’. Oliver Chu, që vuan nga një sëmundje e trashëguar që dëmton progresivisht trupin dhe trurin, nuk ishte në gjendje të prodhonte një enzimë jetike për organizmin. Forma e rëndë e sëmundjes shpesh çon në vdekje para moshës 20 vjeç dhe përshkruhet si një lloj “demence e fëmijërisë”. Mjekët në Royal Manchester Children’s Hospital u përpoqën të ndalonin përparimin e sëmundjes duke modifikuar qelizat e Oliver-it me anë të terapisë gjenetike, një aplikim që bëhej për herë të parë në botë. “Kam 20 vite që pres të shoh një fëmijë...