Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin që mbrëmjen e djeshme plagosi me armë zjarri një shtetas. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një person ishte qëlluar në këmbë me armë zjarri. Shtetasi M. J., 40 vjeç, u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikua autori i dyshuar, shtetasi F. F., 36 vjeç. Sipas Policisë, plagosja ka ndodhur rreth orës 22:20, pas një konflikti për motive të dobëta. Forcat e rendit po vijojnë kërkimet për kapjen e tij, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.