Plagosje me armë zjarri në Tiranë, kush është 40-vjeçari që mbërriti me urgjencë në spital

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, kush është 40-vjeçari që mbërriti me urgjencë në spital

Foto ilustruese TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Institutit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramadan Çitaku”, zonën e Institutit rreth orës 22:20, njofton Policia. Marilen Jata rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje. Ai ka marrë një plumb në këmbë. 40-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. NJOFTIMI I POLICISË Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut. Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë...