Tranzicioni i familjeve, bien martesat rriten divorcet

Tranzicioni i familjeve, bien martesat rriten divorcet

Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzitore nga fenomenet e migracionit, varfërisë, kostove të larta të jetesës që po ndikojnë në uljen e martesave dhe nga ana tjetër divorcet kanë tendencë rritëse. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se vitin e kaluar kishte 16,120 martesa me rënie -7.7% në krahasim me 2023, ndërsa divorcet ishin 4,100 ose  65 më pak se në 2023. Edhe pse numri absolut i divorceve ka luhatje, raporti i tyre për 100 martesa është rritur dukshëm. Në vitin 2021, për çdo 100 martesa kishte vetëm 15.8 divorce, ndërsa më 2024 ky raport arrin në rreth 25 divorce për 100 martesa, niveli më i lartë i pesë viteve të fundit. Martesat po vijnë gjithnjë e në ulje për faktorë që...