Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zelensky reagon pas bisedimeve pozitive në Gjenevë: Administrata Trump po e dëgjon delegacionin tonë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte mirë që Ukraina ishte në dialog me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe vuri në dukje se kishte shenja se administrata Trump po e dëgjonte udhëheqjen ukrainase. “Sot, bisedimet vazhdojnë në Zvicër. Në praktikë, ekipet do të punojnë gjatë natës dhe do të ketë më shumë informacion”, tha presidenti ukrainas në mesazhin e tij të përditshëm të mbrëmjes. Ndërkohë, zyrtarët amerikanë dhe ukrainas po diskutojnë një vizitë të mundshme të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington këtë javë për të diskutuar një plan paqeje me Donald Trump, sipas burimeve. Një nga burimet tha se ideja kryesore është të diskutohen çështjet më të ndjeshme të propozimit të SHBA-së, siç është çështja territoriale, por ende nuk është caktuar ende një...