Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pasojat e motit të keq në Maliq, ministri i Bujqësisë dhe ai i Mbrojtjes: Asnjë fermer nuk do mbetet pa mbështetje
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, Prefektin e Qarkut të Korçës, Nertil Jole dhe ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbërritën sot në Maliq për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit dhe për të inspektuar dëmtimet në disa argjinatura të zonës. Gjatë verifikimeve në terren, ministri Salla bëri të ditur se ekipet teknike të bordit të kullimit, në bashkëpunim me bashkinë dhe strukturat vendore, po punojnë pa ndërprerje për riparimin e tyre. Në zonat e Sheqerasit dhe Drithasit vijon përforcimi i argjinaturës, ndërkohë që ekipet e emergjencave civile, Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit dhe efektivët e Forcave të Armatosura nga Reparti i Drenovës janë të pranishëm...