E PLOTË/ Kompensim financiar, trupa ushtarakë dhe shkëmbime territoresh, ja çfarë parashikon propozimi europian për paqe në Ukrainë

E PLOTË/ Kompensim financiar, trupa ushtarakë dhe shkëmbime territoresh, ja çfarë parashikon propozimi europian për paqe në Ukrainë

Një kundërpropozim për paqe për Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë po hartohet nga evropianët, sipas Reuters, në një përpjekje për të krijuar një kornizë më të ekuilibruar për përfundimin e luftës në Ukrainë. Plani fillestar SHBA-Rusi, i cili përfshinte 28 pika, kishte shkaktuar reagime të forta pasi u konsiderua shumë i ashpër për Kievin, duke parashikuar, ndër të tjera, lëshimin e territorit dhe një reduktim drastik të forcave të armatosura ukrainase. Kundërpropozimi europian, sipas një dokumenti të cituar nga Reuters, modifikon pikat kryesore të planit origjinal dhe parashikon siç vijon më poshtw: Një limit maksimal prej 800,000 ushtarësh për ushtrinë ukrainase në kohë paqeje, në vend të limitit amerikan prej 600,000. Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të varet nga pëlqimi i të gjithë anëtarëve...