Plagosje me armë zjarri në Insitut, policia ngre postoblloqe për kapjen e autorit

Plagosje me armë zjarri në Insitut, policia ngre postoblloqe për kapjen e autorit

Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut. Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Top Channel