Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ushtria izraelite njofton se ka eliminuar shefin e shtabit të përgjithshëm të Hezbollahut në Bejrut
Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë Haitham Ali Tabatabai, të cilin e prezantoi si “shefin e shtabit të përgjithshëm” të Hezbollahit, gjatë një sulmi ndaj një pallati shumëkatësh në një lagje jugore të Bejrutit. Në njoftimin zyrtar thuhet se ushtria izraelite “goditi në zonën e Bejrutit dhe eliminoi terroristin Haitham Ali Tabatabai, shef i shtabit të përgjithshëm të Hezbollahit”, duke e përshkruar atë si “figurë kyçe dhe veterane” të organizatës shiite libaneze. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, të paktën pesë persona u vranë gjatë sulmit. Më herët, Hezbollah kishte njoftuar se një “personalitet i rezistencës” kundër Izraelit ishte vrarë në sulmin izraelit të ditës së sotme. Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, u bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të ndërhyjë me seriozitet dhe vendosmëri për t’i dhënë...