Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një ngjarje me përdorim armësh zjarri ka dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Institutit në Tiranë, ku një shtetas ka përfunduar i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital. Policia po heton rrethanat e incidentit dhe po punon për identifikimin e autorit.

 

Rreth orës 22:20, në Spitalin e Traumës është paraqitur shtetasi M. J., rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institutit.

 

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve spitalore.
 

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.