Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Qeveria ka rënë, ne duhet ta dëshmojmë’/ Salianji: Korrupsioni ka përmbytur qeverinë! Protesto nesër!
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji, në një takim me qytetarët në zonën e Kombinatit u ka bërë thirrje këtyre të fundit që ti bashkohen protestës ditën e nesërme. Në postimin e tij në Facebook, Saliaji thekson se qeveria ka rënë ne duhet ta dëshmojmë. ‘Korrupsioni ka përmbytur qeverinë, ndërsa qeveria ka braktisur qytetarët. Edi Rama është në krye të një strukture të kalbëzuar që ka shkatërruar Shqipërinë për interesa personale, duke e lënë vendin pa shpresë, pa siguri dhe pa drejtësi’, shkruan Salianji. Postimi i plotë: Në Kombinat, qeveria ka rënë ne duhet ta dëshmojmë! PROTESTO NESËR, E HËNË, Ora 18:00! Korrupsioni ka përmbytur qeverinë, ndërsa qeveria ka braktisur qytetarët. Në vend të zgjidhjeve, menaxhon vetëm skandale, aferat dhe propagandën. Edi Rama është...