Humor i keq në fund të vjeshtës? Ja ushqimet që ju vijnë në ndihmë

Humor i keq në fund të vjeshtës? Ja ushqimet që ju vijnë në ndihmë

Humori i keq është shumë i zakonshëm, veçanërisht në javët e fundit të vjeshtës. Me ditët që shkurtohen dhe rrezet e diellit pakësohen, është normale të ndiheni më të lodhur, të irrituar ose melankolik. Ndryshimet sezonale të fundvjeshtës mund të shkaktojnë shqetësime të ndryshme, duke përfshirë vështirësi në përqendrim, përgjumje gjatë ditës dhe rritje të dëshirës për ushqime, veçanërisht ato me sheqer. Arsyeja kryesore? Drita e pakësuar zvogëlon prodhimin e serotoninës, hormonit që të bën të ndihesh mirë, duke prishur ritmet natyrore të trupit dhe duke ndikuar në humorin dhe oreksin. Por ekzistojnë disa ushqime që ndihmojnë ta përballoni më së miri këtë situatë: Bajame për nervozizëm Bajamet janë një burim i mirë i triptofanit, një aminoacid thelbësor që stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të...