Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Pranohet rikthimi i Rusisë në grupin G8! I gjithë kundërpropozimi me 28 pika për Ukrainën, ndryshimet kryesore që kërkon Europa
Qeveritë evropiane kanë hartuar një plan të rishikuar paqeje për Ukrainën, i cili përfshin një numër ndryshimesh në kuadrin prej 28 pikash të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, i cili është kritikuar ashpër si shumë i favorshëm për Rusinë. Plani evropian, i hartuar nga Britania, Gjermania dhe Franca, përfshin, ndër të tjera, një dispozitë për kthimin e mundshëm të Rusisë në grupin G8, si dhe një kufizim në madhësinë e forcave të armatosura ukrainase. Teksti u prezantua në një takim urgjent në Gjenevë, ku Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se SHBA-të tashmë po bënin "disa ndryshime" në planin e tyre. Rubio i quajti bisedimet e djeshme "ditën më të rëndësishme" të procesit deri më tani. Ai shtoi, megjithatë, se teksti përfundimtar ende ka nevojë për miratimin si të Presidentit Trump ashtu edhe...