Angli/ Iu zhduk drejtësisë britanike ditën e vendim-ekstradimit, ja ku është parë për herë të fundit ish drejtori i SHIK, Ilir Kumbaro

Angli/ Iu zhduk drejtësisë britanike ditën e vendim-ekstradimit, ja ku është parë për herë të fundit ish drejtori i SHIK, Ilir Kumbaro

Prej dhjetorit 2011 Ilir Kumbaro ish drejtor në SHIK i dënuar me 15 vite burg në mungesë për rrëmbimin e Remzi Hoxhës iu zhduk drejtësisë britanike, në ditën kur gjykata në Londër do të jepte vendimin për ekstradimin drejt Shqipërisë. Që nga ky moment për ish zyrtarin e lartë të shërbimit inteligjent shqiptarë askush nuk mund të thoshte se ku fshihej. Ka patur të dhëna të pa konfirmuara se Ilir Kumbaro mund të kishte dalë ilegalisht nga Anglia. Gazeta prestigjioze britanike The Telegraph i ka kushtuar një shkrim këtë të diel Ilir Kumbaros. Për herë tregohet një e dhënë e re e cila sugjeron vendfshehjen e Ilir Kumbaros. “Ai u pa për herë të fundit duke bërë pazar në një supermarket në Cardiff me bashkëshorten...