Pjesë e drejtimit të bashkimit më të madh të qendrës së djathtë në botë/ Media italiane jehonë zgjedhjes së Sali Berishës si nënkryetar i CDI

Pjesë e drejtimit të bashkimit më të madh të qendrës së djathtë në botë/ Media italiane jehonë zgjedhjes së Sali Berishës si nënkryetar i CDI

Mediat italiane i kanë bërë jehonë zgjedhjes së liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, si nënkryetar i CDI , pjesë e drejtimit të bashkimit më të madh të qendrës së djathtë në botë. Në artikullin e saj, ilquotidianoditalia.it, ka analizuar zgjedhjen e Berishës si nënkryetar i CDI, emërimi i cili u bë gjatë Asamblesë së CDI, në Sao Paolo, Brazil. ‘Zgjedhja e Berishës përfaqëson një njohje të rëndësishme për politikën shqiptare. Lideri i opozitës bëhet kështu pjesë e drejtimit të një organizate që bashkon partitë kryesore konservatore dhe kristiano-demokrate në botë’, shkruan media italiane. Artikulli i plotë:  Sali Berisha nënkryetar i CDI. Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë është zgjedhur në nënkryesinë e Christian Democrat International (CDI), Bashkimit më të madh të partive të qendrës...