Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

foto ilustruese KOSOVË- Dy vjet dëshmi, qindra dëshmitarë dhe një gjykatë që do të vendosë se si do të mbahen mend Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Katërshja, në paraburgim që nga viti 2020, pret verdiktin në Hagë, ndërsa dy vjetët e fundit të dëshmive hodhën dritë mbi rolet dhe përgjegjësinë e saj gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës u formua në fillim të të ’90-ave si një grup gueril që luftonte për të drejtat e shqiptarëve nën regjimin serb të kohës. Gjatë luftës së viteve 1998-1999, ajo u shndërrua në forcën kryesore të rezistencës së armatosur. Udhëheqësit e saj politikë, përfshirë Hashim Thaçin, dolën në skenën ndërkombëtare në fillim...