Kemi nevojë për gjykata që nuk miratojnë gjithçka u kërkon prokuroria!

Kemi nevojë për gjykata që nuk miratojnë gjithçka u kërkon prokuroria!

-Nga Mero Baze- Në gjithë debatet e derisotme rreth proceseve gjyqësore të nisura nga hetimet e SPAK, problemi më i rëndësishëm që është evidentuar ka të bëjë me mungesën e thellë të pavarësisë së GJKKO në raport me SPAK. Edhe pse akuzat e SPAK shpesh janë të ekzagjeruara dhe pa ndonjë mbështetje në provat që paraqesin, prokurorisë i lejohet ta hedhë rrjetën përtej dyshimeve të saj. Ajo që vendos drejtësinë është gjykata dhe jo prokuroria. Dhe gjithë debati nuk duhet përqendruar tek presioni se si duhet korrigjuar SPAK, pasi SPAK nuk korrigjohet me gjyqe popullore. Gjithë debati duhet fokusuar tek fakti se si të pavarësojmë drejtësinë dhe të ndajmë qartazi prokurorinë nga gjykatat. Në komunizëm prokuroria dhe gjykata ishin thuajse të shkrira, për shkak se...