“Propozimi amerikan i papranueshëm”, Merz: Asgjë s’mund të bëhet pa aprovimin tonë, duhet të ketë ndryshime në plan

“Propozimi amerikan i papranueshëm”, Merz: Asgjë s’mund të bëhet pa aprovimin tonë, duhet të ketë ndryshime në plan

Kancelari gjerman, Friedrich Merz e ka quajtur “të papranueshëm” planin amerikan për të përdorur fondet ruse të ngrira në Bashkimin Evropian dhe ka hedhur poshtë një propozim për të shtuar 100 miliardë dollarë nga europianët. Megjithatë, ai shprehu shpresë se do të arrihet përparim në Gjenevë, ndërsa fajësoi Rusinë për sulmet e fundit në infrastrukturën europiane. “Kjo është e papranueshme”, tha kancelari në një intervistë me transmetuesin publik ARD, duke iu referuar një propozimi amerikan për të kanalizuar 100 miliardë dollarë asete ruse të sekuestruara në Evropë në përpjekjet e rindërtimit dhe investimeve në Ukrainë nën kontrollin e SHBA-së, të cilat më pas do të merrnin 50% të çdo fitimi të mundshëm. Plani amerikan parashikon gjithashtu që BE të kontribuojë me 100 miliardë dollarë shtesë...