Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U helmuan e grabitën nga dhëndri në Librazhd, e moshuara flet për Top Channel: Sa mora pensionin, më tha pije këtë…
Tre ditë në gjendje të rënduar në spital pasi i helmoi me valium dhëndri, çifti i të moshuarve nga Librazhdi janë kthyer në banesë. Teksa Muharrem Bitroshi ende nuk është në gjendje të ngrihet nga shtrati, bashkëshortja e tij Merushe Bitroshi në gjendje më të qëndrueshme, tregon për Top Channel si dhëndri hodhi valiumin në limonatë, pasi ishte në dijeni që kishim marrë pensionin. “Vajta mora pensionin, mora tre muaj njëherësh. Erdhi dhëndri, kaq mbaj mend, pije këtë më tha mua. Kur shkova në spital unë lek hiç, lekët mi kishin marrë“-shprehet Merushe Bitroshi. Ishte pikërisht djali i shtëpisë Jetmir Bitroshi së bashku me bashkëshorten të cilët fatmirësisht u kthyen nga Greqia atë ditë dhe gjetën prindërit në gjendje të rëndë. “I gjetëm shtrirë, erdhi...