Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Berisha: Kur hajdutja më e madhe e kombit, pas Edi Ramës jep leksion kundër vjedhjes
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra e zëvendëskryeministres për aferat e tunelit të e Llogaras. Deklarata e Ballukut në video, të cilën Berisha e shpërndau, përfshinte akuza ndaj individëve që, kanë vepruar në “grupe të strukturuara” në kurriz të taksapaguesve shqiptarë: “Secili prej jush që ka marrë pjesë në këtë skemë korruptive, i ka hyrë detit në këmbë. I kanë rënë në qafë të gjithë taksapaguesve dhe do të përgjigjeni një për një.” Berisha shkruan se: “Kur hajdutja më e madhe e kombit, pas Edi Ramës, jep leksion kundër vjedhjes!