Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump tha se udhëheqja ukrainase është mosmirënjohëse, Zelensky: Falënderojmë të gjitha ata që e mbështesin Ukrainën
Menjëherë pas sulmit të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësve europianë me postimin e tij, udhëheqësi i Kievit, përmes një postimi të ri në X, falënderoi udhëheqësit evropianë për mbështetjen e tyre për Ukrainën. Zelensky tha në postimin e tij se pati një bisedë të përbashkët me kryeministrat e Kroacisë dhe Luksemburgut, të cilët i informoi për “punën tonë diplomatike mbi propozimin amerikan dhe takimet në Gjenevë”. “Ne presim një rezultat që do të hapë rrugën për një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme”, vuri në dukje ai. Në të njëjtën kohë, ai shprehu “mirënjohjen e tij për çdo udhëheqës dhe për të gjithë në botë që mbështesin Ukrainën dhe parimet që ata mbrojnë”. I had a joint...