Problemi i ujit të pijshëm në Fier, aktivistët dhe banorët në protestë

Problemi i ujit të pijshëm në Fier, aktivistët dhe banorët në protestë

Problemi i ujit të pijshëm në Fier është i përhershëm përtej çdo emergjence natyrore dhe mungesa e tij është “turp kombëtar “ dhe “dështim historik” i qeverisjes qendrore e lokale. Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë pasditen e sotme protesta e një grupi aktivistësh të cilët me pankarta në duar kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë konkrete të kësaj problematike. Aktivisti Elis Baba ka pohuar se prej disa ditësh qytetarët fierakë janë përballur me mungesë të ujit të pijshëm pa paralajmërim dhe me njoftime në rrjete sociale dhe shpesh vetëm pasi ndërprerja ka ndodhur dhe sipas tij ky nuk është informim, por propagandë. Si të mos mjaftonte mungesa e ujit të pijshëm, Fierit i ndërpritet edhe energjia elektrike pa asnjë paralajmërim ka thënë ai. Ndërkohë...