Leja e qeverisë për ‘punëtorin’ e Salillarit e denoncuar te Piranjat/ Bardhi: Kush fshihet pas projektit 82 mln euro?

Leja e qeverisë për ‘punëtorin’ e Salillarit e denoncuar te Piranjat/ Bardhi: Kush fshihet pas projektit 82 mln euro?

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku është përfshirë në një aferë tjetër korruptive si ajo me projektin gjigant të fotovoltaikëve, e denoncuar të premten në SYRI TV në emisionin investigative, Piranjat. Në postimin e tij në Facebook, Bardhi shton se ky projekt kushton 80 mln euro dhe sipas tij, përfitues është një punonjës i thjeshtë i kompanisë Salillari, që e ka marrë përsipër. Postimi i plotë: E pamundur të gjesh një projekt që mban firmën e Belinda Ballukut dhe të jetë në përputhje me ligjin! Pas cdo projekti miliona euro fshihen vetëm afera korruptive apo dyshime serioze për pastrim të parave të pista. Belinda Balluku rezulton të ketë shpallur fituese kompaninë Albanian Solar Poëer për një leje gjigande...