Peceta në dorezën e makinës, truku i ri i hajdutëve, ja strategjia që përdorin

Peceta në dorezën e makinës, truku i ri i hajdutëve, ja strategjia që përdorin

Një pecetë e vendosur në dorezën e derës së makinës mund të jetë shenjë se automjeti juaj është vënë në shënjestër për vjedhje, ndaj duhet të njoftoni menjëherë autoritetet. Bandat që vjedhin automjete gjejnë vazhdimisht mënyra të reja për të hyrë në to dhe, përpara se të kalojnë në veprimin e vjedhjes, anëtarët e tyre kryejnë një hetim të imtësishëm dhe organizojnë me kujdes mënyrën e veprimit. Për të rritur shanset e suksesit, shpesh ata e “shënojnë” makinën që kanë vënë në shënjestër – një praktikë e ngjashme me atë që përdoret edhe në vjedhjet e banesave. Sipas mediave spanjolle, një nga mënyrat më të përdorura për të shënuar një makinë është ajo e pecetës, që vendoset në një nga dorezat e dyerve të automjetit...