Gurët bllokojnë aksin drejt digës së Bovillës, grupet e emergjencës në terren

Gurët bllokojnë aksin drejt digës së Bovillës, grupet e emergjencës në terren

Rruga që të çon drejt digës së Bovillës në Tiranë është bllokuar plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së gurëve nga shpati i malit, pas reshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të fundit. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi përmes një deklarate në rrjetet sociale se situata paraqet rrezik për lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve, ndërsa institucionet po punojnë në koordinim për të ndërhyrë me mjetet e nevojshme. “Të gjitha institucionet po bashkërendojnë punën për të ndërhyrë me mjetet e duhura, për shkak edhe të rrezikshmërisë që paraqet situata,” thuhet në njoftim. Nga pamjet e publikuara, duken gurë masivë të shkëputur nga lartësitë, të cilët kanë bllokuar plotësisht rrugën përgjatë kanionit të Bovillës. Për pasojë, disa fshatra të zonës, si Rrazë, Bruz, Bruz-Mal, Bruz-Zallë...