Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Paratë ndaheshin me sms nga Balluku/ ‘Dua që mustaqen turk, ta vej para përgjegjësisë’. Burimi në SPAK: Historia e Belës, si puna e thasit të miellit
Nga Elton Qyno – Syri.net Dosja penale e prokurorisë së posaçme SPAK, tregoi atë që pak gazetarë kritikë dhe disa zëra të opozitës shqiptare, kanë denoncuar gjatë këtyre 3 viteve formatin e gabuar të drejtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, nga Belinda Balluku. Ministria e preferuar e Ramës, tashmë është “ulur në stol” nga gjykata e Posaçme, duke u pezulluar nga detyra, për shkak të ngritjes së një ingranazhi të paprecedentë korrupsioni në paracaktimin e tenderave Publikë tek klientët e saj dhe qeverisë. Biznesmenë të huaj dhe vendas janë orientuar nga Balluku, të shkojnë të takojnë vartësin e saj, Evis Berberi, me qëllim kryerjen nga ky i fundit të procedurave formale në paracaktimin apo trukikmin në tavolinë ndarjen e parave publike të shqiptarëve. Një...