Anemia rrezikon gratë shtatëzëna, mjekët: Duhen kontrolle të vazhdueshme për të shmangur komplikacionet

Anemia rrezikon gratë shtatëzëna, mjekët: Duhen kontrolle të vazhdueshme për të shmangur komplikacionet

Anemia është një nga problematikat më të shpeshta tek gratë gjatë shtatëzanisë. Mjekja gjinekologe, Uarda ismaili në një intervistë thekson disa nga shqetësimet që kjo gjendje mund të sjellë si për nënën ashtu edhe fëmijën. “Anemia është një problematikë shumë e shprehur sidomos gjatë shtatëzanisë. 15 ose 25% e grave shtatëzëna mund ta shfaqin këtë lloj problematike. Të gjitha këto janë anemi të cilat mund të bashkëshoqërohen me problematika të mbarëvajtjes së shtatëzanisë po sidomos të rritjes apo të ndonjë patologjie bashkëshoqëruese të bebit. Mund të përmendim probleme me peshën e bebit, problematika të gruas gjatë shtatëzanisë, por gruaja mund të jetë mbartëse e një lloj anemie e cila mund të zbulohet rastësisht kur gruaja është shtatëzënë. Anemia gjatë shtatëzanisë mund të na sjelli dhe problematika...