Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio nga Gjeneva: Takim produktiv, kemi shqyrtuar pikëpamjet e secilës palë

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio nga Gjeneva: Takim produktiv, kemi shqyrtuar pikëpamjet e secilës palë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi nga Gjeneva, ku u zhvilluan diskutimet për Ukrainën, se takimet ishin produktive. “Takimet e sotme ishin më produktive dhe më të rëndësishme deri tani në gjithë këtë proces që kur kemi nisur të marrim pjesë,” deklaroi ai. Rubio shtoi se ende ka shumë për të bërë dhe se mund të ketë zhvillime të mëtejshme më vonë. “Ne kemi arritur një rezultat shumë të mirë pune, i cili bazohet tashmë në pikëpamjet e të gjitha palëve të përfshira, dhe arritëm të shqyrtojmë disa nga këto çështje tani, një nga një. Dhe mendoj se kemi bërë përparim të mirë. Ekipet tona tani janë tërhequr në dhomat e tyre, ndërsa po shqyrtojmë disa nga propozimet që na janë dorëzuar”, tha ai.